Ministrja gjermane e mbrotjes porosuitë Trump-in të mos e trajtojë NATO-n si ‘biznes' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ministrja gjermane e mbrotjes porosuitë Trump-in të mos e trajtojë NATO-n si ‘biznes’

    Insajderi
    11 November 2016 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja gjermane e mbrojtjes, ka këshilluar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të mos afrohet shumë më presidentin rus, Vladimir Putin dhe ta trajtojë NATO-n si një aleancë të shteteve të një mendjeje, më parë se sa një ‘biznes’.

    “Ajo që, me shpresë, këshilltarët e tij do t’ia thonë dhe ajo që duhet ai ta mësojë është se NATO-ja nuk është vetëm një biznes. Nuk është kompani”, i tha televizionit gjerman ZDF Ursula von der Leyen.

    Ajo tha se aleanca ushtarake është e udhëhequr nga “vlerat e përbashkëta dhe përvojat e përbashkëta historike.

    Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kërcënuar se do t’i braktisë aleatët e SHBA-së në Evropë nëse nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje.

    Von der Leyen e ka paralajmëruar Trumpin për mos afrohet me Putinin, duke theksuar se NATO ka qëndruar me SHBA-të pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011

    “Donald Trump duhet ta thotë qartë në cilën anë është. Nëse është në anën e ligjit, paqes dhe demokracisë apo nuk e çan kokën për këtë dhe në vend të kësaj po kërkon për një mik të mirë”, tha ajo.

    Trumpi ka shprehur admirim për Putinin dhe tha se do të kërkojë përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. /REL

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark