×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu ankohet në Këshill të VV-së që u intervistua nga Prokurorët

    Insajderi
    05 October 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë fjalimit të saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për intervistim në Prokurori ka përmendur emra prokurorësh si pjesë të grupeve të interesit.

    Ajo ka thënë se për dy ditë ‘ishte mbajtur në prokurori” vetëm pse kishte deklaruar se prokurorë e gjyqtarë kanë tentuar të funksionojnë sikurse me qeveritë e kaluara duke i krijuar favore njëri-tjetrit.

    “Unë ju kam thënë jo. Unë kam përmendur emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në fakt të prokurorëve, por duket se tani nuk i kanë ftuar në intervistë prokurorët. Më kanë ftuar veç mua. Sepse emrat e prokurorëve që kam përmend janë pjesë e grupeve të interesit aty”, ka thënë ministrja e Drejtësisë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

    Haxhiu ka thënë se mund të ftohet sërish për këtë deklaratë.

    “Por, s’ka lidhje, le të më ftojnë edhe pas këtij takimi…”, ka thënë ai.

    Më 22 korrik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar është intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për t’i sqaruar deklaratat në një emision televiziv dhe postimin në Facebook rreth arratisjeve nga burgjet e Kosovës. Një ditë më  vonë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas intervistimit nga Prokuroria, kishte thënë se dikujt po i pengon puna e Qeverisë për reformën në drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark