Ministrja Haxhiu: Gjyqtari Laban dyshohet si agjent i BIA-së dhe ka lidhje me Radoiçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Gjyqtari Laban dyshohet si agjent i BIA-së dhe ka lidhje me Radoiçiqin

    Insajderi
    10 August 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur akuza serioze ndaj gjyqtarit serb të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, duke thënë se ai dyshohet se është bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA) dhe ka lidhje të afërta me kriminelin e kërkuar nga autoritetet kosovare, Radoiçic.

    Në një konferencë për media, Haxhiu bëri të ditur se ka dërguar një letër ish-presidentit Thaçi me kërkesën për të mos e dekretuar Llabanin si gjyqtar për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe informacioneve shqetësuese nga AKI-ja, që sipas saj, mjaftojnë për të refuzuar emërimin e tij.

    “Ky rast besohet të jetë momenti kur BIA ka komprometuar Llabanin dhe ka organizuar zhvendosjen e tij në Kosovë”, deklaroi Haxhiu.

    Haxhiu paralajmëroi gjithashtu se Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, duke përdorur agjenturën për të ndikuar në institucionet kosovare.

    “Serbia historikisht ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë agjenturën për të shtrirë ndikimin në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë,” tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark