
Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë publik.
Në mesin e tyre është bërë e ditur edhe pasuria e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në deklarimin e saj bie në sy që ministrja nuk posedon para të gatshme në ndonjë bankë, shkruan Insajderi.
Ndërsa ka deklaruar që ka detyrime financiare, 27 mijë e 700 euro.
Si ministre, Haxhiu ka deklaruar pagë vjetore prej 11 mijë 387 euro. Nga Lëvizja Vetëvendosje për një vit ka pagë 4 mijë e 200 euro, që në muaj i bie që paguhet 350 euro.
Si mëditje shtesë ka të evidentuar 685 euro për një vit, ndërsa kompensim për seanca për një vit është paguar 2 mijë e 575 euro.
Si pasuri të përbashkët figuron një veturë në vlerë prej 9 mijë e 700 euro.
E në emër të bashkëshortit të ministres evidentohet një banesë në vlerë prej 60 mijë euro që është blerë nga shitja e tokës si dhe një tokë në vlerë prej 15 mijë euro që është fituar përmes trashëgimisë.
Pasurinë e deklaruar të Albulena Haxhiut mund ta gjeni KËTU.