×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të IML’së, kaq është vlera e saj

    Insajderi
    25 September 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej 814 mijë e 229 euro e 72 centë.

    Haxhiu tha se me këtë po bëhet transformimi i plotë i hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

    “Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët. Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, ka shkruar Haxhiu.

    Ky objekt i IML-së ishte përfshirë dy herë nga zjarri gjatë vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark