Ministrja Haxhiu suspendon nga puna përmbaruesin Irfan Kërçagu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja Haxhiu suspendon nga puna përmbaruesin Irfan Kërçagu

    Insajderi
    19 May 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka njoftuar se ka suspenduar nga puna përmbaruesin Irfan Kërçagu.

    Ajo tha se këtë e bëri me arsyen “për mbrojtjen e interesit publik”.

    Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim”.

    Ajo tha se ata që tejkalojnë përgjegjësitë e tyre nuk do të tolerohen.

    Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre. Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark