Aprovohet projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, mënjanohet ndërhyrja në gjyqësor
Ministria e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka vlerësuar lartë ndryshimet në nenin 94 të Ekzekutimit të Sanksioneve Penale.
Kuvendi i Kosovës i cili ka aprovuar sot këtë projektligj, Ministrja Hoxha e ka konsideruar si shumë të nevojshme këtë projektligj, pasi sipas saj do të mënjanohen ndërhyrjet politike në ekzekutimin e sanksioneve penale.
“Përmes këtij projektligji dëshmojmë se vërtet jemi për reforma, sundim të ligjit dhe për sistem mbi vlerat dhe parimet ndërkombëtare”, ka thënë ministrja Hoxha.
Me theks të veçantë, Ministrja vuri në dukje ndryshimin e nenit 94 të ligjit, sipas të cilit, Ministri si i emëruar politik, kishte mundësi të pezulloj ekzekutimin e dënimit dhe është vlerësuar si mundësi për ndërhyrje politike në drejtësi.
“Kjo çështje tashmë është ndryshuar dhe një mundësi e tillë i është bartur gjykatës si institucion kompetent për çështje të tilla, dhe kjo konsiderojmë se pos që është në harmoni me parimet kushtetuese, është edhe konform standardeve ndërkombëtare, si dhe është edhe një hap i rëndësishëm në drejtim të ndarjes së pushteteve, ku gjykata vendos për dënimin dhe për mundësinë e pezullimit, kurse Ministria e Drejtësisë vetëm e bën ekzekutimin e vendimeve të tilla”, ka thënë Hoxha.
Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, ka filluar të zbatohet nga viti 2013 dhe gjatë zbatimit të tij, janë hasur disa pengesa dhe vështirësi të cilat përmes këtij projektligji./Insajderi.com