Ministrja Hoxha hedh dyshime rreth arsyes së lirimit të aktivistëve të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha hedh dyshime rreth arsyes së lirimit të aktivistëve të VV-së

    Insajderi
    28 December 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka hedhur dyshime lidhur me lirimin e vetëm disa prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin me armë ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Në emisionin Rubikon të KTV-së, Hoxha më konkretisht ka folur për lirimin e aktivistes Adea Batusha, mbesë e kryetarit të partisë, Visar Ymeri, dhe Petrit Ademi, djali i gjyqtares në Gjykatën e Apelit, Marie Ademi.

    “Nuk paragjykoj asgjë por si qytetare edhe unë mund të shtroj pyetjen se pse disa aktivistë janë liruar e disa jo, pra duhet ti shofim gjërat siç janë”, ka thënë ajo.

    “Ajo çfarë kam dëgjuar në media është se ka qenë edhe mbesa e Visar Ymerit dhe një tjetër i cili ka qenë djali i njërës nga gjyqtaret në Gjykatën Themelore të Apelit, Marie Ademi.”

    Por, ministrja ka thënë se i mbetet Këshillit Gjyqësor të sqaroje pse disa aktivistë janë liruar e të tjerë janë në paraburgim.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark