Ministrja Hoxha: Jam tronditur nga dhuna ndaj të miturës nga Rahoveci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha: Jam tronditur nga dhuna ndaj të miturës nga Rahoveci

    Insajderi
    15 October 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se është tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec.

    Ajo ka thënë se shpreson që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa ka ftuar të gjithë “faktorët institucional e shoqëror për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.”

    Përmes një komunikatë dërguar nga ministria që ajo drejton, njoftohet po ashtu se Kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate.

    Mediat publikuan pamje të një skene dhune në afërsi të shkollës 12 maji në Rahovec.  Sipas nënës së 16 vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj, Hidajet Bytyqi, kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj, ngaqë kjo e fundit shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”. E kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje në mes tyre, ndodhi edhe rrahja./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark