Ministrja Hoxha i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit

    Insajderi
    02 August 2016 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Koordinatorin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi dhe Alban Zogajn, ekonomist i këtij Programi.

    Në takim u diskutua rreth gjetjes së mënyrave më të mira për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe krijimin e lehtësirave dhe mbështetjes ligjore në këtë fushë.

    Në takim, ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve.

    Kurse Petrit Selimi shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lart përkrahjen e ofruar nga ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark