Komisioni për Legjislacion ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për parandalim të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Në këtë takim ka qenë e ftuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mirëpo ajo nuk ishte e pranishme ndërkohë që kryetarja e këtij Komisoni, Albulena Haxhiu ka kritikuar mozprezencën e saj në këtë takim.
Haxhiu po ashtu ka thënë se ka shumë punë për të rregulluar këtë projektligj që edhe më parë ishte tërhequr nga procedura kuvendore nga ana e Qeverisë.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, anëtarë të Komisionit Parlamentar, përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Edhe këta të fundit kanë thënë se ka një përparim në Projektligjin që është sjellur por që mbetet ende shumë punë për ta bërë krejtësisht funksional këtë projektligj tepër të rëndësishëm për Kosovën.