Ministrja Hoxha në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britani

    Insajderi
    03 October 2016 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në Britaninë e Madhe me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss për të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin.

    Gjatë kësaj ceremonie, Ministrja Hoxha  e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajqevci njëkohësisht janë takuar edhe me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss, njofton Ministria e Drejtësisë.

    Me këtë rast, Ministrja Hoxha ka diskutuar me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark