Ministrja Nagavci futet në betejë me biznesmen të fuqishëm- A do t’i shkojë deri në fund? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja Nagavci futet në betejë me biznesmen të fuqishëm- A do t’i shkojë deri në fund?

    Insajderi
    12 July 2022 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja Nagavci ka njoftuar se i ka denoncuar në Krimet Ekonomike abuzimet e bëra nga kolegjet private.

    “Edhe një betejë me keqpërdorues”, ka shkruar Nagavci duke treguar se shumë kolegje private mashtruan studentët e tyre.

    Kolegjet private janë në pronësi të biznesmenëve të fuqishëm në Kosovë, lidhjet e të cilëve përfshijnë interesa të mëdha ekonomike e politike.

    Nagavci njoftoi se kësaj radhe keqpërdorimi ishte në lidhjen me procesin e librave amëz.

    “Edhe një betejë me keqpërdorues. Kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë”, ka shkruar Nagavci.

    Sipas saj, këta studentë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim, pasi të njejtit kanë rënë pre e mashtrimeve.

    Ministrja njoftoi se në kuadër të ministrisë kanë vënë në dispozicion disa dokumente me qëllim të hetimeve.

    “Për këtë arsye, muaj më parë kam kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje. Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve”, ka shkruar ajo në facebook.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark