Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të mbajë konferencë për media.
Konferenca mbahet sot, në ora 13:00, kati i I-rë.
Në komunikatë nuk kanë dhënë arsyen pse do të mbahet kjo konferencë. Por, ajo që dihet është se MASHT ende nuk ka vendosur lidhur me tekstet shkollore.
Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore. Komunat dhe Sindikata e Arsimit kërkojnë nga MASHT-i që mos të përsëritet furnizimi sikurse vitin e kaluar.
/Insajderi