Ministrja në largim, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është penduar që ishte pjesë e koalicionit me PDK-në, parti e cila sot votoi për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.
Gjatë qeverisjes, sipas Bajramit, Mustafa dëshmoi se mund të punohet mirë dhe të luftohet korrupsioni në Kosovë.
Ky është postimi i plotë dhe me gabime drejtshkrimore nga Bajrami:
“Per asnje moment nuk pendohemi qe kemi qene pjese e koalicionit. Ne kemi qene ne Opozite, ndryshimet behen nga Pozita jo nga Opozita. Ne kemi bere ndryshimin. Dy vite e gjysem kemi qeverise me vendin, kemi pase Kryeminister akademik Isa Mustafen i cili e ka deshmu se ne kete vend mund te punohet mire, mund te kemi rezultate te mira dhe mund ta luftojme korrupcionin. Te gjitha keto i penguan ata qe sot votuan per shkuarje ne zgjedhje”.