Ministrja për Vettingun: Do të jetë komplet i pavarur dhe i monitoruar nga BE-ja dhe ShBA-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja për Vettingun: Do të jetë komplet i pavarur dhe i monitoruar nga BE-ja dhe ShBA-ja

    Insajderi
    13 May 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë opinionin e saj rreth çështjes së Vettingut, shkruan Insajderi.

    Haxhiu tha se Vettingu ka qenë njëri prej zotimeve të tyre derisa shpalosi detajet e tjera.

    “Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikimi siç janë gjyqtar, prokurorë. Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”, tha Haxhiu.

    Ministrja theksoi se Vettingu do të jetë i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Ideja e Vettingut është që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë integritet moral e profesional dhe ta kenë pasurinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai do të jetë komplet i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë nga BE dhe ShBA. Secili prej subjekteve opozitare kanë pasur në programin e tyre çështjen e Vettingut por duhet të jemi të unifikuar sa i përket reformës në drejtësi. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm më partnerë ndërkombëtar sa i përket çështjes së Vettingut dhe të binden për reformën në drejtësi”, u shpreh Haxhiu.

    Këto komente Haxhiu i dha në kuadër të një diskutimi që pati me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisionin për Legjislacion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark