"Ministrja se mbajti premtim" - Lekaj tregon rastin se si ju ndërpre fjala në Kuvend për shkak të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ministrja se mbajti premtim” – Lekaj tregon rastin se si ju ndërpre fjala në Kuvend për shkak të rrymës

    Insajderi
    09 January 2022 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Pal Lekaj ka akuzuar ministren, Artane Rizvanolli për keqmenaxhim të situatës me krizën energjetike.

    Lekaj në “InDoks”, ka thënë se ministrja në njërën prej mbledhjeve të Komisionit ishte zotuar se nuk do të ketë krizë energjetike. Por që sipas tij premtimi i saj zgjati vetëm dy orë.

    Madje ai përmend edhe një rast konkret se si iu ndalua fjalë në Kuvend për shkak mungesës së energjisë.

    “Besoni që unë personalisht jam kujdesur që ta ftojë në raport znj, ministre Rizvanolli dhe kemi diskutuar dhe është zotuar se nuk do të kemi krizë energjetike, do të kemi furnizim me energji të rregullte mirëpo ai premtim i saj ka zgjatë vetëm 2 ditë sepse në seancën që e kemi pasur parlamentare vet kryetari i parlamentit kur ka ardh rasti me marrë fjalën, më është drejtu më ka thënë z.Lekaj nuk mund ta jap fjalën sepse tani për 2 minuta nuk do të kemi korrent, energji prandaj në këtë mendoj që është vështirë t;i besohet edhe qeverisë Kurti e sidomos kur neve na kanë gënjyer dhe ju keni parë që kemi hyrë në një krizë energjetike ka ndonjë veprim, ne kemi marrë veprime meqë AAK ka thirrë një seancë, debat parlamentar për krizën energjetike dmth veprimi i qeverisë për të injoruar debatin ka marrë një vendim sa i përket masave për emergjencë për energji elektrike”, ka deklaruar Lekaj në InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Deputeti i AAK e ka akuzuar Qeverinë Kurti për paaftësi.

    “Sa i përket krizës energjetike mendoj që është një neglizhencë e qeverisë Kurti e sidomos e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik sepse ne me kohë i kemi paralajmëruar që do të hyjmë një një krizë energjetike duke u bazuar në shtetet e rajonit, apo në krizën globale në këtë drejtim po duket që nuk e kanë marrë seriozisht këshillat e opozitës e në këtë rast të AAK-së, dhe nuk kanë bë përpjekje që të parandalojnë por mendoj që krejt kjo ka ardhë tek mos pa kujdesia e qeverisë për të marrë masat dhe që mos të shkaktohet krizë energjetike”, tha ai.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark