Ministrja sllovene jep një deklaratë të fortë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja sllovene jep një deklaratë të fortë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

    Insajderi
    28 November 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

    Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.

    “Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, shkroi ajo në Twitter.

    Mes tjerash, aktualisht ajo po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut.

    Takimet e Liderëve të Mynihut bashkojnë një grup ekskluziv me deri në 75 pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë me theks të veçantë në një kontekst specifik rajonal.

    Takimet zhvillohen deri në dy herë në vit në kryeqytete të ndryshme të botës. Takimet e Liderëve të Mynihut mundësojnë një shkëmbim të hapur dhe interaktiv midis vendimmarrësve të nivelit të lartë dhe ekspertëve të lartë nga e gjithë bota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark