Ministrja Tahiri reagon ndaj deklaratës së Daçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Tahiri reagon ndaj deklaratës së Daçiqit

    Insajderi
    02 January 2017 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së Daçiqit i cili ka thënë se “Serbia do t’i “hakmerret” Malit të Zi e Maqedonisë për njohjen e Kosovës dhe përkrahjen e saj për inkuadrim në organizatat ndërkombëtare.

    Ajo ka thënë se Daçiq po ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocidbërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnie dhe Kroaci.

    “Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik,në rrugëtim të sigurtë për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes”, tha Tahiri për lajmi.net.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia ka gabuar që ka njohur shtetin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë – me emrin që ka momentalisht.

    Kryediplomati serb pendohet për njohjen e shtetit të Maqedonisë, pasi thotë që “Maqedonia ka votuar gjithmonë në favor të Kosovës”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark