×
  • Lajme
  • Lajme

    “Minon besimin”- Shpronësimet në veri, Gjermania i reagon Qeverisë Kurti

    Insajderi
    11 June 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, e ka adresuar reagimin e Qeverisë së Kosovës pas deklaratave të Bashkimit Evropian, OSBE-së  dhe shteteve të QUINT-it në lidhje me shpronësimin e disa pronave në veri të Kosovës.

    Rohde, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se këto veprime mund të minojnë më tutje besimin e komunitetit serb tek institucionet e Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT-it /BE-së / OSBE-së mbi shpronësimin, më lini të citoj raportin e Avokatëve Eminentë të Këshillit Evropian: Kjo mënyrë e procedimit nuk është kompatibile me sundimin e ligjit dhe është e prirë që të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb  dhe institucionet e qeverisë kosovare”, ka shkruar Rohde.

    “BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës janë organizata në të cilat Kosova synon që të anëtarësohet. Në mënyrë që të lëvizim drejt kësaj, atëherë do të ishte ndihmesë nëse këshilla jonë e përbashkët do të merrej në konsideratë. Ne nuk jemi këtu për të dënuar, por për të përkrahur”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark