Ministri i dorëhequr Krasniqi i bën një nder të fundit këshilltarit të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ministri i dorëhequr Krasniqi i bën një nder të fundit këshilltarit të tij

    Insajderi
    28 May 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri, i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ditët e fundit në detyrë, i ka shfrytëzuar për t’i siguruar një vend punë personit që i qëndroj pranë gjatë pushtetit. Arianit Abazi këshilltar i tij është shpërblyer me një pozitë rëndësishme.

    Gazeta Insajderi

    Ngërçi i krijuar në Kuvend po vazhdon, deputetët e rinj janë mbledhur plot 22 herë. Në të gjitha rastet me dështim.

    Lëvizja Vetëvendosje insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, ndërsa partitë opozitare dëshirojnë një person me të unifikuar.

    Por, përderisa nuk ka Qeverisje të re, ministrat në detyrë po vazhdojnë të marrin vendime.

    Në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, është punësuar këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi.

    Sipas dokumentit që ka siguruar Insajderi, Arianit Abazi, është pranuar në pozitën Udhëheqës i Divizionit për Partneritet dhe Qeverisje të hapur.

    Vendimi është marrë me 22 maj 2025.

    Çka thotë ligji?

    Ligji nuk e lejon që një këshilltar politik gjatë mandatit të tij të aplikojë për ndonjë pozitë në shërbimin civil.

    Aty thuhet se një këshilltari politik nuk ka drejtë të punësohet në administratë pa kaluar dy vite pas përfundimit të mandatit.

    Në të kundërtën një veprim i tillë konsiderohet si konflikt i interesit.

    Zyrtari i Lartë nuk ka të drejt “të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”, thuhet Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, neni 18.

    Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje në MAPL se pse i emëruari politik ka kaluar në shërbyes civil, por që të njëjtit nuk dhanë përgjigje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark