Minxhozi: Padrejtësisht po i gjuheni në qafë Edi Ramës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Minxhozi: Padrejtësisht po i gjuheni në qafë Edi Ramës

    Insajderi
    17 October 2016 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se kryeministri Edi Rama foli në Beograd për interesin e Kosovës dhe nuk foli në emër të Kosovës.

    Ato që janë thënë për Ramën ai i quan lapsus të disa akterëve në Kosovë.

    “Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi për Zërin.

    Duke bërë thirrje për kujdes dhe racionalitet, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, raportin ekonomik dhe politik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e saj nga Serbia, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe shumë çështje të tjera.

    “Unë e pashë me shumë interes. Natyrisht një takim që duhet të sjellë shtensionime. Një raport i mirë me Serbinë do të ishte shumë i mirë edhe për Kosovën”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark