×
  • Lajme
  • Lajme

    “Miq po, edhe aleatë po, veç edhe t’padrejtë n’këtë qasje po” – Dimal Basha i reagon ndërkombëtarëve

    Insajderi
    06 September 2024 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dje tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, po i akuzon aleatët e Kosovës se po insistojnë që Kosova ta zbatojë marrëveshjen e CEFTA-s por jo edhe marrëveshjen për lëvizje të lirë në Urën e Ibrit.

    “Miqtë dhe aleatët po insistojnë me respektu marreveshjen e CEFTA-s, por assesi marrëveshjen për Urën e Ibrit! Miq po, edhe aleat po, veç edhe t’padrejtë n’këtë qasje po!”, ka shkruar Basha.

    Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, dje lajmëroi për takimin që kishte pasë Kurti me Sarrazin dhe tha se takimi u zhvillua “për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA”.

    Ai tha se pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, “kemi një zgjidhje kompromisi”, por tha se tash Serbia ka kushtëzuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark