BE miraton rregulla të reja për të mbrojtur privatësinë në internet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE miraton rregulla të reja për të mbrojtur privatësinë në internet

    Insajderi
    15 April 2016 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti Evropian për herë të parë kanë miratuar një paketë të rregullave për 28 shtetet anëtare të BE-së për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të internetit.

    Këto rregulla u japin kompetenca organeve rregullatore nacionale për të ndëshkuar financiarisht kompanitë nëse ato kanë shkelur rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

    Nënkryetari i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka thënë se rregullat e reja do të garantojnë të drejtën themelore për mbrojtjen e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve evropianë, shkruan albinfo.ch

    Me reformën e re janë zëvendësuar rregullat e futura dy dekada më parë dhe për të inkurajuar përpjekjet e Komisionit për të krijuar një treg të vetëm evropian digjital prej 500 milionë njerëzve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark