Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar dy akte nënligjore të cilat parashihen me Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit
“Me aprovimin e këtyre dy akteve nënligjore, po kompletohet legjislacioni i nevojshëm dhe rrjedhimisht mund të fillohet me procesin e kompensimit të viktimave të krimit, proces për të cilin Ministria e Drejtësisë është shumë e përkushtuar të fillojë sa më parë”, tha ministrja Dhurata Hoxha.
Dy aktet nënligjore Udhëzimi Administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe Udhëzimi Administrativ për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjen e kompensimit rregullojnë kushtet për mbajtjen e regjistrave si dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta. /Insajderi.com