×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet ankesa e avokatit Veton Rrecaj, Liridon Beqirit i ulët dënimi nga Gjykata e Apelit

    Insajderi
    01 July 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka uluar dënimin e Liridon Beqirit i cili pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me dy vite burgim.

    Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themore në Prishtin, në mars të këtij viti, nën akuzën për veprën penale në bashkëkryerje, Shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste nga neni 134, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

    Kur iu shqiptua dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me datë 07.03.2024.

    Ndaj këtij vendimi ishte ankuar avokati i tij, Veton Rrecaj.

    Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e këtij të fundit, dhe në vendim thuhet se kjo gjykatë “duke vendosur në lidhje me ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Liridon Beqiri, av. Veton Rrecaj, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.25/2024, të dt. 07.03.2024, në seancën e kolegjit me datë 24.06.2024, e ka ulur dënimin nga dy vite në një vit burgim.

    Më 4 mars të këtij viti, I akuzuari Liridon Beqiri e kishte pranuar fajësinë lidhur me shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa të akuzuarit Besart Veselaj, Ernes Beqiri, Argjend Hoti dhe Altin Salihu qenë deklaruar të pafajshëm për veprat që iu vihen në barrë.

    Këto deklarime, u bënë në shqyrtimin fillestar të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Liridon Beqiri, Besart Veselaj, Ernes Beqiri, Argjend Hoti dhe Altin Salihu akuzohen për shtytje në kryerjen e veprave terroriste. Ndërsa, Liridon Beqiri dhe Veselaj po akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I akuzuari Liridon Beqiri e pranoi fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu.

    “Po, po më vjen keq çka ka ndodh me kthy sun e kthej, u kanë gabim që sun ja fali vetit puna armëve, puna fotove. I kom dy evladë, kur jam kanë në burg kom menu shumë për ta, i kam ra pishman e nij veten fajtor. Ky send, kjo vepër nuk përsëritet nuk jam kanë në dijeni të peshës të veprës”, pati deklaruar i akuzuari Beqiri.

    Ndërsa, të akuzuarit Veselaj, Hoti, Salihu dhe Beqiri (Enesi), patën deklaruar vetën të pafajshëm lidhur me veprat për të cilat akuzohen.

    Me pranimin e fajësisë së të akuzuarit Liridon Beqiri, u pajtua mbrojtësi i tij, avokati Veton Rrecaj. Ai tha se i mbrojturi i tij, pranimin e fajësisë e kishte bërë me vullnet të plotë, në përputhje me dispozitat ligjore.

    Edhe prokurorja Fejzullahu nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Liridon dhe më pas i njëjti u aprovua nga gjykatësja Valbona Musliu- Selimaj,

    Pas propozimit të mbrojtësit të të akuzuarit Liridon Beqiri, për të njëjtin u veçua procedura.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark