Miratohet në Kuvend projektligji për Portin e Durrësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Miratohet në Kuvend projektligji për Portin e Durrësit

    Insajderi
    25 November 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U votua mbrëmë në Kuvend projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

    Mjaftuan vetëm 74 vota pro të Partisë Socialiste, që marrëveshja të miratohej, ndërsa opozita votoi kundër.

    Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes opozitës dhe pozitës, shkruan Oranews.

    Kryeministri Edi Rama e quan një ndër investimet më të mëdha në historinë e vendit që “do e kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shipërinë që prej 1912 në një prej porteve më të mëdha turstike të Mesdheut”.

    Por, nga opozita kjo marrëveshje quhet një nga aferat më të mëdha korruptive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark