×
  • Lajme
  • Insajderi

    Miratohet një projektligj ‘interesant’, Kurti: Jemi shteti i parë në rajon që e bëjmë këtë

    Insajderi
    20 July 2022 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e ka miratuar projektligjin për sanksione të shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

    Kryeministri Albin Kurti foli për qëllimin e këtij projektligji që u soll në mbledhjen e Ekzekutivit nga Ministria e Drejtësisë.

    “Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

    Kurti tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka vendosur ta rregullojë këtë çështje, raporton Gazeta Express.

    “Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, tha ai.

    “Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve që janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”, theksoi Kurti.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”.

    Paraprakisht, Qeveria aprovoi ekstraktin e procesverbalit dhe transkritit nga dy mbledhjet paraprake, si dhe draftin e strategjisë për avancimin e komunitetit rom dhe ashkali në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark