×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet Plani Regullativ për lagjen “Kalabria”, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

    Insajderi
    03 June 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 24 vota për ka kaluar plani rregullues për lagjen “Kalabria” në Prishtinë në Kuvendin Komunal të kryeqytetit.

    Fillimisht ishin pranuar në këtë plan një sërë amendamentesh të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Pas disa orëve debat plani kaloi me 24 vota për. Sallën e lëshuan asamblistët e PDK-së që ishin kundër planit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si “ditë të madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin”.

    “Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit të Rregullativ të Lagjes Kalabria. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Asambleistja e PDK-së, Kumrije Shabani-Ramdani e ka pyetur kryetarin Rama, se si e kishte parë të arsyeshme që më shumë të ndërtohen hotele, se sa çerdhe e shkolla.

    Mirëpo, ndaj kësaj pyetje, Rama ka thënë se aty mund të ndërtohen deri në 100 çerdhe dhe deri në 30 shkolla.

    “Sot e kemi një sistem demokratik ku t’i mundesh me vendos a po e do me dergu fëmijën në shkollim privat apo publik, nuk ka ma pak po me shumë shkolla çerdhe, qendra mjekësore, hapësirë të gjelbra, edhe prapë po e përsëris pse me ia ngrit vlerën një prone ku është stacioni i autobusëve, ne aty e kemi mundësinë për me ngrit koeficientit që të shpronësojmë për rrugën A, të krijojmë mundësinë t’i shpronësojmë edhe tjerat për të mirën e qytetit. Kumrie, e dëgjova që janë të ndara, por s’ka të indetifikar çka, çerdhe, shkollë a çka?”, ka thënë Rama.

    Ndërsa, asambleisti i Vetëvendosjes, Arianit Beqiri tha se koeficienti 7 e rrezikon  stacionin e autobusit të mos mbetet më si simbol i kryeqytetit, duke i përmendur periudhat ndërhistorike me të.

    Por, Rama tha se ndërtesa afër stacionit mundet të transformohet në muze e galeri, mirëpo për stacion nuk i përmbush kushtet.

    Ndërsa, shefi i asambleistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, i tha Ramës së ka mbetur me 5 asamblistë në sallë.  

    “Unë i përfaqësojë të gjithë asamblistët e VV-së, por t’i ke e përfaqëson, kush është me ty, 5 asamblista i ke në sallë, e ke kryer, mos i blloko lagjet e banorët, s’ka punë tjera për ty, ke me mbet me kqyr lojna’, theksoi Sveçla.

    Debati ende po vazhdon dhe nuk dihet nëse do të dalë për votim në këtë seancë apo jo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark