Autoriteti turk i Energjisë Atomike (TAEK), Agjencia Rregullatore e Turqisë, miratoi parametrat e projektit të centralit të energjisë bërthamore Akuju (NPP), njoftoi kompania në faqen e saj të internetit të hënën.
Kompania bërthamore Akuju ka studiuar, ka vërtetuar dhe në fund ka dorëzuar Raportin e Parametrave të Vendit (SPR) të projektit të ndërtimit të centralit Akuju NPP në TAEK, thuhet nga kompania.
“’Miratimi i parametrave të vendit të Akuju’ është një parakusht për shqyrtimin e dokumentacionit të aplikimit të projektit të Akuju nga departamenti i TAEK-ut për marrjen e lejes së ndërtimit”, thekson kompania, shkruan Anadolu Agency.
Në përputhje me iniciativën e Agjencisë Rregullatore Turke, detajet e mëtejshme janë përfshirë në mbulimin e fenomeneve sizmologjike, hidrogjeologjike, si dhe dukurive të tjera natyrore, të zonës ku do të ndërtohet centrali në provincën Mersin, shpjegon kompania.
Institucionet kryesore kërkimore dhe arsimore turke kanë qenë të përfshira në procesin e shqyrtimit të raportit.
Paraqitja e fundit të parametrave të projektimit nga kompania në TAEK është bërë më 30 tetor 2015. Versioni final i SPR-së përbëhet nga më shumë se 6 mijë faqe dhe 13 seksione.