Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë

    Insajderi
    21 July 2022 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kuvendin e Kosovës është miratuar sot a projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë.  Liburn Aliu, ministër i infrastrukturës në Kosovë bën të ditur se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

    Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndajë shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

    Kjo kosto, siç njoftohet,  është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark