Miratohet projektligji që lejon kalimin e forcave të huaja në territor të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet projektligji që lejon kalimin e forcave të huaja në territor të Kosovës

    Insajderi
    30 January 2024 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar në parim Projektligjin për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës.

    Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të armatosura dhe të civilëve gjatë qëndrimit dhe kalimit nëpërmjet Kosovës.

    Ky komisioni në këtë mbledhje ka miratuar në parim edhe Projektligjin për shtetësinë e Kosovës dhe atë për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark