Miratohet propozimi për themelimin e komisionit për matjen e territorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet propozimi për themelimin e komisionit për matjen e territorit

    Insajderi
    23 December 2016 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për të bërë matjen e territorit të Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruara se bashkë më partneret e koalicionit janë pajtuar ta formojnë komisionin për matjen e territorit të Kosovës, para datës 25 gushtit 2015 e deri në nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

    “Ky ekip do të ketë ekspert të ndryshëm përfaqësues të partive opozitare,  agjencive tjera, fakultetit Matematikës Natyror, Polica , shoqëria civile, përfaqësues të komunës së Pejës, gjeodezisë dhe do të mbikëqyret edhe nga BE”, deklaroi Kuçi

    Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se qëllimi i formimit të komisionit është që të sqarohet para qytetarëve dhe deputetëve , “nëse Kosova ka humbur territor”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark