Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka miratuar raportin me 5 vota për dhe një kundër, raporti përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Për këtë projektligj ka qenë kundër vetëm deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi.
Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji për në Kuvendin e Kosovës, tutje ajo ia mbartë Kuvendit këtë projektligj për miratim ose jo.