Miratohet UA-ja për vitin e ri shkollor, ja kur do të fillojë procesi mësimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet UA-ja për vitin e ri shkollor, ja kur do të fillojë procesi mësimor

    Insajderi
    14 August 2025 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Arsimit, ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

    Viti shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe do të përmbyllet më 19 qershor.

    “Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark