Miratohet vendimi që u hap rrugë 20 gazetarëve ukrainas për të qëndruar në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Miratohet vendimi që u hap rrugë 20 gazetarëve ukrainas për të qëndruar në Kosovë

    Insajderi
    23 March 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosvës do të mirëpres 20 gazetarë ukrainas bashkë me familjet e tyre. Këtë propozim e kanë votuar sot edhe kabineti qeverisës.

    Qeveria me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për 20 gazetarë nga Ukraina dhe familjes së ngushtë të tyre.

    Ministri Svecla para kabinetit qeveritar paraqiti propozim-vendimin për të cilin tha se është urgjent marrë parasysh gjendjen e luftës në Ukrainë.

    “Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, tha Svecla.

    Kabineti qeveritar e miratoi këtë propozim-vendim me shumicë të votave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark