“Mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”, vendoset edhe në rrugën Ferizaj-Prizren, reagon policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”, vendoset edhe në rrugën Ferizaj-Prizren, reagon policia

    Insajderi
    24 September 2021 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në rrugën Ferizaj-Prizren janë hasur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është hapur rasti “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

    “Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, bën të ditur policia.

    Ndryshe, këto veprime po vijnë pas vendosjes së masës së reciprocitetit ndaj targave nga Serbia që po hyjnë në Kosovë.

    Të gjitha veturat me targa të Serbisë, nga e hëna e kësaj jave të obliguara të mbajnë tabela të përkohshme “RKS”, gjatë qëndrimit në Kosovë.

    Posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe” janë vendosur nga banorët serbë edhe në pikën kufitare në Jarinjë, atje ku nga e hëna, serbët kanë bllokuar rrugën dhe po qëndrojnë aty për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark