Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar mbrëmë gol ndaj Real Madridit, në ndeshjen hapëse të Mallorcas për sezonin e ri.
Muriqi ia siguroi një pikë skuadrës së tij, e cila po pësonte 1-0 nga yjet e Real Madridit, duke shënuar në portën e Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 53-të.
Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, derisa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Sezoni i ri ka nisur. Mirë se vini në tokën e piratit”, shkruan në postimin e sulmuesit kosovar.
Muriqi e kompletoi tërë ndeshjen ndaj Realit, madje qe edhe arsyeja pse Ferland Mendy u ndëshkua me të kuq, pikërisht për një ndërhyrje në Muriqin, në minutën e fundit të ndeshjes.
Ya empezó una nueva temporada, bienvenidos al territorio Pirata! 🏴☠️ pic.twitter.com/s0beq8z8MP
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) August 19, 2024