Mirëmbajtja e domosdoshme e veturës gjatë stinës së dimrit - Insajderi
×
Teknologji

Mirëmbajtja e domosdoshme e veturës gjatë stinës së dimrit

Insajderi
15 December 2016 - 14:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit mund të sjellin probleme për makinën tuaj. Andaj, ekspertë të makinave japin disa sugjerime rreth asaj se si duhet menaxhuar me veturën tuaj gjatë kohës kur bënë ftoftë.

Gomat

Gomat me të cilat lëvizë vetura juaj gjatë stinës së dimrit duhet të jenë të cilësisë së lartë. Pra, preferohet që gomat të jenë më të buta kur temperaturat janë të ulëta nën zero gradë. Rëndësi të madhe tek gomat ka edhe kontrollimi i rregullt i ajrit, pasi që ajri nuk ushtron presion të mjaftueshëm në goma.

Bateria

Kujdes të shtuar gjatë dimrit duhet kushtuar edhe baterisë së veturës. Temperaturat e ftohta dobëson baterinë, andaj ajo duhet të mbahet nën kontroll në vazhdimësi. Drejtuesit e veturave që nuk shfrytëzojnë shpesh ato, preferohet që të mbajnë ndezur makinën sa më shpesh që të jetë e mundur.

Kujdesi ndaj xhamave

Pjesë tjetër e rëndësishme tek vetura juaj janë edhe xhamat si dhe mekanizmi që pastron ata. Ekspertët sugjerojnë se ju nuk duhet lëshuar poshtë fshesave të xhamit të veturës kur nuk jeni në trafik.  Kjo pasi që ata mundë të ngrihen dhe mund të dëmtohen.

E rëndësishme është që gjithmonë duhet testuar edhe lëngun fshirës të veturës tuaj, pasi që ai ka një ndikim të madh në mos ngrirjen e xhamit të veturës suaj, si dhe pastron më mirë atë./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark