"Mirëmëngjesi babloku jem" - djali i Fadil Fazliut ka një mesazh për ata që ia arrestuan babain - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mirëmëngjesi babloku jem” – djali i Fadil Fazliut ka një mesazh për ata që ia arrestuan babain

    Insajderi
    06 December 2024 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është arrestuar nga autoritetet e Gjykatës Speciale gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.

    Djali i Fazliut, Fahriu, ka reaguar me një mesazh mbështetjeje për të atin, duke i kërkuar të qëndrojë i fortë dhe duke i kujtuar sakrificat e bëra gjatë luftës.

    Ai theksoi se Serbia kishte vrarë dy vëllezërit e tij, Fahri e Bahri Fazliu, dhe uroi lirinë e shpejtë për të gjithë çlirimtarët e Kosovës.

    “Mirëmengjesi bablok jem a je çu a ke pushu? Qëndro i fortë siç dite me qëndru i fortë e stoik edhe kur t’i vrau Serbia dy vëllezërit e tu, Heronjtë e Kombit, Fahri e Bahri Fazliu”, shkroi ai në Facebook.

    Ndërkohë, sot ai konfirmoi se babai i tij ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, dhe se nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark