Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla e cila gjatë mandatit ka mbajtur të argëtuar publikun me gafat e saj, nuk e la pa e bërë atë që din më së miri edhe në 28 nëntor.
Në vizitën e saj në kompleksin “Isa Boletini” , Gërvalla ngatërroi stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Mirëmëngjesi kryetar”, i thotë ajo Boletinit.
Ndërsa ai ia kthen: Jo nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.
Ai ia bën edhe me dije se kryetari Ilir Peci ndodhet brenda, raporton KP.
Ajo që bie në sy po ashtu është se ministri, Xhelal Sveçla nuk po mund ta mbante të qeshurën.