Mbrëmë është publikuar nga Bashkimi Evropian i plotë Propozimi Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën u diskutua dje në Bruksel.
Një ndër pikat që nxiti reagime në rrjet ishte pika 7.
Analisti Ilir Mirena duke folur rreth këtij neni tha se statusi special për Kishën Ortodokse Serbe është një portë e vogël e ferrit për Kosovën, e cila është hapur nga dora e kryeministrit Kurti të hënë në Bruksel.
“Nje porte e vogël e ferrit për Kosovën është hapur dje me dorën e Albin Kurtit..E militanti i dalldisun hala tuj festu”, shkroi Mirena.
Teksa ka pyetur se: Çfarë do të bëhet me bashkësitë tjera religjioze në Kosovë? A do te kërkojnë dhe a kanë të drejtë pas kësaj që edhe këto të tjerat të kenë statuse speciale?