Gazetari Ilir Mirena ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të deputetes, Fitore Pacolli sot në Kuvend, ku kërkoi nga Qeveria e Kuvendi të merren masa ndaj mediave. Ku sipas saj kanë qëllime biznesore dhe shantazh politike.
Mirena përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky qëndrim nuk është i Pacollit por regjimit të Kurtit.
Sipas tij kjo e fundit vetëm e ka lexuar atë që e ka dhënë partia.
Derisa ka pyetur se “Faqen e shpifjeve dhe lajmeve te rrejshme qe e menaxhon vllau yt, “me kryeministrin” qysh po ju shkon?”, ka shkruar Mirena.
Mes tjerash ai është shprehur se a po provoni t’i ndaloni mediat siç bëri Rusia e Kina.
Ndërkohë e përmendi edhe rastin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump që shante e fyente mediat por që në fund humbi edhe karrigen e presidentit.
Reagimi i plotë:
Nuk ka fol Fitore Pacolli, ka fol regjimi i Kurtit. Kjo vetem ka lexu ate qe ia ka dhene partia. Faqen e shpifjve dhe lajmeve te rrejshme qe e menaxhon vllau yt, “me kryeministrin” qysh po ju shkon? E facebook’un, instagramin, youtube’in, tiktok’un, tëitter’in, a doni me provu me i ndalu si disa ne Rusi e Kine?
Duke kerkuar fajtorin tek mediat dhe duke sulmuar ato, kjo nuk thote asgje per mediat, kjo thote shume per krizen, perçarjen dhe panikun qe iu ka perfshi, ne parti, ne Qeveri e ne grup parlamentar. Edhe Donald Trump lufte te madhe iu pat shpall mediave, shante e ofendonte gazetaret live ne konferenca per media, por…