
Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani pasi ka paralajmëruar padi ndaj disa mediave vendore në Kosovë.
Mirena ia ka kujtuar presidentes Osmani se çfarëdo që ajo ka nisur neper gjykata, e ka humbur.
Ai shton se mezi është duke pritur përballjen e tij me padinë e presidentes në gjykatë.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani me gjuhe te profileve te rrejshme ne facebook paska linçuar mediat.
Si politikane qe njihet per karakterin e saj impulsiv nuk te habisin qendrimet e saj. Nuk e ka sefte.
Por, ajo, mendjelehtesisht harron qe per tokat rreth Manastirit te Deçanit ekziston ne vendim i Gjykates Kushtetuese te cilin deshti apo s’deshti, ajo dhe tutori i saj, Albin Kurti, do te jene te detyruar ta zbatojne, i mire apo i keq ai vendim.
E sa per kercenimin per padi ndaj nesh, mezi pres te ballafaqohem me te, dhe kshilltaret e saj, ne gjykate. Osmani çfardo qe ka nisur neper gjykata, ato raste i ka humbur.
Perndryshe, po konsultohemi me avokate, qe te ngrisim padi ndaj saj per linçim dhe nxitje te gjuhes se urrejtjes.
Osmani eshte e painformuar se mediat qe kjo i sulmon jane kompani te regjistruara ne institucionet e Kosoves, paguajne tatime e paga qe shume vite, dhe indirekt nga keto tatime paguhet ajo, bashkeshorti dhe keshilltaret e saj.
PS. Krejt friends’at qe i kisha ne facebook, dhe e kishin pelqy postimin e saj, i largova nga lista e friends’ave. Nuk mund te jesh mik me mua, dhe njekohesisht te pelqesh nje postim te Vjosa Osmanit qe ofendon dhe nxit gjuhe te urrejtjes kunder mediave…