Shefja e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan në konferencën e ftuar për media ka bërë një sërë gafash përgjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Për shkak të gafave të bëra në transmetim të drejtpërdrejtë, ajo detyrohet t’ia japë fjalën asamblistit të VV’së në Gjilan, Sami Kurteshit, shkruan Insajderi.
“Mirëpo, mirëpo ëëë…. Opozita nuk u pajtuan me… qëndrimin tonë… Ju lutem më falni kërkoj ndjesë. Ja KËRKOJ fjalën z. Kurteshit, nëse është e mundur”.
Tema e kësaj konference ka qenë bllokimi i bartjes së buxhetit në seancën komunale nga partitë opozitare. /Insajderi.org/