×
  • Biznes
  • Biznes

    Mirësevini në Marigona Sun – Kryevepra e ndërtimit urban modern në Kosovë

    Insajderi
    13 August 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marigona Sun përfaqëson një sipërmarrje të jashtëzakonshme që do të ripërcaktojë jetën moderne në kryeqytet. Ky projekt, nuk është thjeshtë një zhvillim ndërtimor; është një testament për inovacionin, luksin dhe angazhimin tonë të thellë për të vendosur standarde të reja të peizazhit urban.

    Marigona Sun synon të shndërrohet në shembull referimi të planifikimit urban modern, ku përsosmëria arkitekturore shkrihet në harmoni të plotë me bukuritë natyrore të rrethinës së saj.

    E projektuar nga ekspertë të fushave të ndryshme vendorë e ndërkombëtarë, projekti i Marigona Sun qëndron si fener progresi i shoqërisë tonë, që vendosë standard të ri të cilësisë së jetës nga e cila përfiton i gjithë komuniteti.

    E vendosur në mes të kodrave piktoreske të Prishtinës, në pikën më të lartë të ndërtimit në 801m  lartësi mbidetare, vetëm 1km larg Marigona Hill, banorët e ardhshëm të shtëpive në Marigona  Sun do të shijojnë jo vetëm elegancën e infrastrukturës bashkëkohore, por edhe  cilësinë e ajrit të pastër që fryn nga Parku i Gërmisë dhe liqeni i Badovcit, dhe do kenë  përballë pamjet panoramike të kryeqytetit. 

    Marigona Sun është lagje e tipit të mbyllur, me 157 shtëpi në 7 tipologji të veçanta, ku siguria dhe privatësia përbëjnë  elemente kruciale në dizajnimin e projektit. Lagjja do te jetë e pajisur me sistemet më të  avancuara të sigurisë dhe porta kalimi në secilën hyrje dhe dalje.  

    Shtëpitë që fillojnë nga 318m2 deri në 870m2 ofrojnë formësim dhe përjetim spektakolar.  Karakterizohen nga një frymë ultra-moderne minimalizmi duke e bërë lagjen thjeshtë të  papërsëritshme. 

    Ato përfshijnë hapësira të gjëra dhe bashkëkohore qëndrimi ditor me kuzhinë dhe tryezari  me dizajn që maksimizojnë dritën dhe ajrosjen natyrale të secilit cep, hapësira rekreative, zyrë  ose spa, hapsira të mëdha të dhomave të gjumit me tualete të veçanta, galeri që lidhin të  gjitha etazhat e kateve për pamje madhështore dhe lidhje direkte të niveleve të shtëpisë me  tarracat e mëdha dhe kopshtin e bukur me mundësi për pishinë të gjerë ku secili detaj është i  kuruar.  

    Për t’u njoftuar më në detaje me projektin, na kontaktoni në 048 226 111 ose na vizitoni në showroom-in tonë në Marigona Hill.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark