Mirlind Daku kërkon rritje të madhe page në Rusi – synon transferimin në një nga ligat e mëdha europiane - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mirlind Daku kërkon rritje të madhe page në Rusi – synon transferimin në një nga ligat e mëdha europiane

    Insajderi
    12 June 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për në Rusi të ardhurat i ka në rregull. Nuk janë të shumtë ata që marrin 700 000 euro në sezon në Premier Ligën e këtij vendi, aq më tepër në kushtet e luftës që vazhdon në Ukrainë, veçse Mirlind Daku dëshiron shumë më tepër se kaq.

    Sipas mediave ruse, sulmuesi i kombëtares shqiptare dëshiron rritje të ndjeshme të pagës vjetore deri në nivelin e 1.6 milionë eurove, diçka që nuk dihet nëse Rusia mund t’ia sigurojë.

    Natyrisht, 1.6 milionë euro do të ishin të mundura bashkë me bonuset, por gjithsesi mund të sigurohen.

    Mediat në Rusi shkruajnë se Daku dhe babai i tij e kërkuan këtë rrogë kur Lokomotiva bëri ofertën për të marrë futbollistin në janar.

    Ku do të jetë e ardhmja e tij?

    Rubin Kazani dëshiron ta mbajë, dhe kontrata vlen deri në verën e vitit të ardhshëm, përcjell abcnews.

    Gjithsesi, në janar Daku mund të bisedojë me klube të tjerë dhe të largohet me parametër zero, ndaj edhe klubi nga Tatarstani do të mendojë edhe mundësinë për ta transferuar këtë verë.

    Në janar, për kartonin e tij u kërkuan 10 deri në 12 milionë euro, ndërsa vetë dëshira e lojtarit është që të luajë në një nga pesë ligat e mëdha europiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark