Mirlind Daku, po i zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen e javës së 22-të me ekipin e tij Rubin Kazan, i cili do të luajë kundër Akhmat Grozny.
Ekipi i Dakut e ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë një sesioni të trajnimit.
Aty sulmuesi me prejardhje nga Kosova dëgjohet duke i folur disa fjalë rusisht.
Duket se 26-vjeçari duhet ta mësojë këtë gjuhë për të kuptuar ushtrimet dhe strategjitë që i përgatitë trajneri.
Mirlind Daku, në Superligen ruse deri më tani i ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.
Kujtojme se ai nuk u ftua për dy ndeshjet e marsit që kombëtarja e Shqipërisë i zhvilloi ndaj Kilit dhe Suedise, e të cilat dyjat i humbi me rezultat 3:0 përkatësisht 1:0.
Rubin Kazani i vendos migrofon Mirlind Dakut, kështu e flet rusishtën në stërvitje futbollisti shqiptar🎙️ pic.twitter.com/ngBY1Q9r7b
— LIG Sport (@lig_sport) March 31, 2024