Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

    Insajderi
    07 May 2024 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Rusi.

    Sulmuesi shqiptar shënoi mbrëmë për t’ia siguruar një pikë Rubin Kazanit në përballje ndaj CSKA Moscow me rezultatin 2:2, në kuadër të javës së 27-të në Premierligën ruse.

    Daku shënoi në fundin e ndeshjes (90+2′), për t’ia siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.

    Për gjilanasin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit rus. Ai ka edhe katër asistime.

    Kjo paraqitje e mirë e tij ka bërë që ai të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi. Daku u vlerësua me notën 7.9.

    Ekipi në të cilin paraqitet Mirlind Daku, Rubin Kazani tani ka 38 pikë dhe renditet i nënti në tabelë./Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark