Mirlind Daku, ylli kuqezi në formë optimale para ndeshjeve të Kombëtares - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mirlind Daku, ylli kuqezi në formë optimale para ndeshjeve të Kombëtares

    Insajderi
    10 March 2025 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në futbollin rus ekziston me të vërtetë një fenomen.

    Në një kampionat që ndoshta nuk është në ditët e tij më të mira, por që dikur kanë luajtur një Jashin, një Bllohin apo një Arshavin, sot po shkëlqen një djalë nga Kosova.

    I ardhur nga fushat e këqija të vendlindjes së tij, nga vështirësitë familjare në fëmijëri dhe i shpëtuar nga kurthi i vagabondazhit në adoleshencë, Mirlind Daku duket sikur të jetë një talent nga ata që prodhon Argjentina apo Brazili.

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte në variantin e tij më të mirë kur Rubini priti në shtëpi Spartakun e Moskës, në duelin e javës së 20-të të Premier Ligës ruse.

    Shënoi dy gola në suksesin e vështirë 2-1, fitore që ndihmon ekipin nga Tatarstani që të mbajë vendin e tetë në renditje.

    Interesant fakti që 27-vjeçari i mori të dy asistet nga Ruslan Bezrukov, një lojtar rus mbiemri i të cilit do të thotë “njeriu pa duar”, por që këmbët këtë herë i pati të arta.

    Gjithsesi, Daku pati edhe momentin e gabuar në stadiumin e Kazanit, kur mori të verdhën e dytë dhe kartonin e kuq në minutën e 75-të, në të njëjtën kohë që u përjashtua edhe lojtari I Spartakut, Aleksis Duarte.

    Fatkeqësisht, që nuk do të luajë në ndeshjen e radhës, shkruan abcnews.

    Gjithsesi, siç njoftojnë mediat ruse, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pavarësisht nga i kuqi.

    Tashmë, sulmuesi kuqezi ka 11 gola e 6 asistë, pra 17 kontribute për gola në vetëm 19 ndeshje, diçka me të vërtetë e veçantë.

    Vetëm Manfred Ugalde me 16, pikërisht lojtar i Spartakut, është përmbi shqiptarin, që ka arritur yllin e ri të Lokomotivës, Aleksej Batrakov.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark